Dyshja si duket nuk do të jetë më në planet e skuadrës nga Torino.
Cristiano Ronaldo dhe Aaron Ramsey mund të jenë drejt largimit nga Juventusi, pasi që ky i fundit po shikon që të rindërtojë skuadrën, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Si duket Ronaldo do të mbajë bisedime me Juventu-in mbi të ardhmen e tij, ndërsa Ramsey besohet që nuk është më në planet e Andrea Pirlos për të ardhmen, përcjell KosovaPress.
“Zonja e Vjetër” po shikon të rindërtojë skuadrën rreth lojtarëve të rinj si Federico Chiesa, Weston McKennie dhe Matthijs de Ligt, kështu duke filluar spastrimin dhe lirimin e vendeve për transferime të tjera brenda klubit./KosovaPress