Rita Ora ka pozuar për fotosesionin e ri ku falënderoi “Prada” dhe “Miu Miu”.
Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja për momentin gjendet në Australi prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale.
Ajo po qëndron në Sidnej për momentin si gjyqtare e “The Voice Australia”.
Së fundi Rita ka publikuar disa fotografi në profilin e Instagramit ku shihet e veshur me rroba mjaft interesante, veshje këto të cilat vijnë nga marka të ndryshme luksoze.
Ajo në njërën nga fotografitë u shfaq e veshur me një fustan interesant i cili kishte një dizajn futuristik./Rtk /DielliNews.info