Rita Ora martohet me regjisorin Taika Waititi në Londër

- in ShowBiz

Sipas raportimeve, Rita Ora është martuar me regjisorin Taika Waititi, në një ceremoni private në Londër.

Këngëtarja 31-vjeçare mësohet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe se do të njihet si zonja Waititi-Ora.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder”, 46 vjeç, janë fotografuar të dy me unaza ari – duke ndezur spekulimet se janë martuar.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht në muajin gusht.

Çifti u fejuan dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të kremtuar martesën me miqtë dhe familjen.

Një burim i tha The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.

Regjisori i lindur në Zelandën e Re, Waititi, u pa po ashtu me një unazë në gisht të premten e kaluar.

U raportua në qershor se çifti do të martoheshin së shpejti, por që nuk kishte një datë të saktë akoma./Kosovarja