Rita Ora kohët e fundit është shumë e angazhuar me punë. Ajo lansoi edhe një version akustik të këngës Bang.
Kjo 30 vjeçare është e angazhuar në serinë e fundit të garës për talent të rinj The Voice në Sydney.
Por edhe pse me shumë angazhime, ajo u paraqit në shoun e Ellen DeGeneres. Ora, nga Australia bëri një paraqitje mahnitëse, interpretoi hitin e saj Bang Bang.
Në videon ekskluzive të cilën e siguroi MailOnline, Ora u duk mahnitëse derisa iu bashkua orkestrës në teatrin e vendit në Sydney të Australisë, ku është duke qëndruar.
Ky yll muzike, e cila më parë ishte prezatuese në garën America’s Next Top Model, në këtë performancë u paraqit glamurore, me fustanin e të cilin e dissjnoi vetë, e të cilin e kombinoi me aksesorë ari.
Ajo shkoi në Australi me motrën e saj, Elenën, e cila është edhe si menaxhere e saj.
Atje në këtë edicion iu bashkua superyllit të muzikës, Keith Urban.
Rita Ora në vitin 2015 ishte vlerësuese edhe e garës The Voice në Britani të Madhe./RTK