Rishfaqet përsëri ”Mihali i Jugut”, përzë turistat me ulërima për shezllonet

- in news21

Mihal Kokëdhima simboli i asaj se çfarë industria e turizmit nuk duhet të jetë është vendosur përsëri në qendër të mediave për sjelljen e tij në plazhin e Porto Palermos në Himarë. Sipas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, Mihali i është sulur një grupi pushuesish që po qendronin në vendin ku kishte restorantin e prishur duke iu bërtitur pse i kanë përdorur shezllonet.

Mihal Kokëdhima i kërkon llogari pushuesve se përse kanë hyrë aty pa leje, ndërsa kur ata i thonë se është plazh publik, ai iu kujton se shezlonget dhe çadrat prej kashte janë të tijat.

Pushuesit i ofrojnë Mihalit edhe të paguajnë nëse ai mendon se i kanë shkaktuar probleme, por ai nuk pranon as paratë duke kërkuar vetëm largimin e tyre.

Dy vjet më parë, Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup pushuesish nga Spanja duke iu varur në makinë për disa kilometra pasi ata ishin larguar të pakënaqur nga restoranti i tij “Panorma”. Ai nuk mbante menu në atë restorant duke e vendosur çmimin e peshkut sipas “kokës” së pushuesit.

Mihal Kokëdhima simboli i asaj se çfarë industria e turizmit nuk duhet të jetë është vendosur përsëri në qendër të mediave për sjelljen e tij në plazhin e Porto Palermos në Himarë. Sipas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, Mihali i është sulur një grupi pushuesish që po qendronin në vendin ku kishteRead More