Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet e mbetura në Ligën e Evropës, ku Manchester United arriti që të kualifikohet tutje, pasi që mposhti me rezultat minimal 0:1, skuadrën e Milan-it.
Ndeshjet e tjera që u zhvilluan nga ora 21:00 ishin mes Rangers e Slavia Prague, Villarreal e Dynamo Kyiv dhe Young Boys e Ajax, përcjell KosovaPress.
Rangers pësuan humbje në shtëpi me rezultat 0:2 kundër çekëve të Slavia Pragues, Villarreal mposhti Dynamo Kyiv me rezultat 2:0, dhe Ajax shënoi fitore në udhëtim kundër Young Boys, po ashtu me rezultat 2:0.
Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të mbetura në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
AC Milan 0 – 1 Manchester United
Rangers 0 – 2 Slavia Prague
Villarreal 2 – 0 Dynamo Kyiv
Young Boys 0 – 2 Ajax /KP