Rezultatet e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës

- in Sport

Deri tani, në Superligën e Kosovës janë zhvilluar katër ndeshje të xhiros së 23-të, ku nesër do të kemi përballjen e pestë dhe të fundit mes Feronikelit dhe Dritës.

Sot janë zhvilluar dy ndeshje interesante, ku Prishtina mposhti në shtëpi skuadrën e Llapit, dhe Arbëria së bashku me Gjilanin ndanë pikët e barabarta, përcjell KosovaPress.

“Plisat” e vazhduan edhe këtë xhiro me fitore, ku mposhtën në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Llapit.

Golashënues tek Prishtina ishin mbrojtësi 31 vjeçar Besnik Krasniqi në minutën e 30’, ndërsa katër minuta më vonë, realizator ishte edhe sulmuesi Alban Shillova.

Me këtë fitore, Prishtina tejkalon Dritën në tabelë, kështu duke u pozicionuar e dyta me 47 pikë, aq sa ka edhe Drita në vend të tretë por me një ndeshje më pak, dhe një pikë më pak se lideri Ballkani.

Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Gjilani – Arbëria 1:1 (A.Bruqit 61’, Marclei 85’)

Prishtina – Llapi 2:0 (B.Krasniqi 30’, A.Shillova 34’)/KosovaPress