Reshjet e shiut përmbysin Vlorën

- in Rajoni dhe Bota

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë gjatë natës, kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Vlorës.

Disa prej rrugëve kryesore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që si gjithmonë problematike janë akset që lidhin bulevardin Vlorë- Skelë me rrugën Transballkanike.

Problematike mbetet lagjia “Pavarësia”, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagjia “28 Nëntori” pranë kishës Ortodokse në Vlorë.

Edhe pse nga ujësjellësi janë në gjendje gatishmëria, megjithatë reshjet e dendura të shiut bëjnë që situata të jetë e pamenaxhueshme, shkruan Ora News./KosovaPress