Shiu që ka filluar qysh në orët e mbrëmjes gjatë ditës së djeshme, po vazhdon edhe sot.
Sipas tabelës që tregon gjendjen e rrugëve në Kosovë të menaxhuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
Pothuajse të gjitha magjistralet përveç asaj Pejë – Kullë nuk janë të mbuluara me dëborë.
Në qytete është duke rënë shi tash e disa orë pa ndërprerë ndërsa në viset e larta malore po bie edhe borë.