Goditje ndaj shqiptarëve dhe Kosovës…kallxoi që është leshko dhe naiv.
Kështu vlerësoi veprimtari shqitpar në ShBA, Uk Lushi, referuar rënies në mashtrimin e dy komedianëve rusë nga ana e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti – ku për dhjetë minutë foli për çka mos me ta duke paramenduar se ishte duke folur me Presidentin e Letonisë.
Postimi i plotë:
Skandali dhe mashtrimi i Kurtit nga rusët Vovan dhe Lexus është goditje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Kurti duke u gënjyer kaq lehtë ka kallxuar që është leshko dhe naiv. KM Kurti ka rënë në provim sidomos për fjalët e pamençura për Amerikën. Ai ka treguar se nuk di të mbajë gardën diplomatike dhe as të sigurisë për shtetin e Kosovës dhe nëse flet kaq budallakisht për Amerikën dhe përfaqësuesit e saj në takime diskrete biletarale të vërteta ai rrezikon interesin e Kosovës dhe kombit shqiptar.
Kurti nuk di. Kurti nuk e kupton politikën e jashtme. Kurti është amator.
Kurti mund t’ia bëjë vetëm një shërbim dhe të fundit kontribut Kosovës— duke u larguar krejtësisht nga politika.
Çfarë turpi që bie edhe mbi qeverinë dhe shtetin e Kosovës! Kush janë idiotët në kabinetin e tij që nuk mund verifikojnë një bisedë!?!
Mjerë Kosova në duar të çfarë amatorëve ka rënë! Zot ndihmoje Kosovën! 😢/Demokracia