Regjistrimi i popullsisë nis të premten, ASK publikon formularët me disa nga pyetjet më interesante

- in Lajme

Të premten, më 5 prill do të nisë procesi i regjistrimit të popullsisë dhe parashihet të përfundojë më 17 maj.

Në vitin 2011-të, bazuar në të dhënat e publikuara figurojnë se në Kosovë janë 1.7 milionë banorë.

Për nisjen e këtij procesi, Agjencia e Statistikave i ka publikuar disa formularë, me pyetjet që qytetarët duhet të iu përgjigjen.

Në formularë janë vënë re disa pyetje që janë më interesante.

Në mesin e pyetjeve është edhe një e tillë: A ishit të pranishëm në vendbanimin e zakonshëm në mesnatën 04.04.2024 dhe 05.04.2024??

Një pyetje tjetër është: Në javë para ditës së regjistrimit (java ndërmjet 29.03.2024 dhe 04.04.2024), a keni kryer ndonjë punë qoftë edhe për një orë?

Detajet e pyetësorit mund t’i gjeni KËTU.

Ndryshe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë të mbajtur ka thënë se për herë të parë në procesin e regjistrimit të popullsisë do të jetë edhe një formular në të cilin do të mund të regjistrohen dëmet e shkaktuara gjatë luftës.

Kjo po ndodh pas 13 vjetësh, ku herën e fundit ishte realizuar në vitin 2011-të./Demokracia