Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë dhe konsiderohet se është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë. Bregdeti i Vlorës, jo vetëm se është destinacioni turistik i rëndësishëm për verën, por ky vend njihet edhe si nga plazhet spektakolare dhe me detin blu, ku bashkohet Adriatiku me Jonin.
Në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë “Regina Group” prezantohet me tri hotele luksoze.
Regina Blu, Regina City dhe Regina Garden, janë tri vendet që po preferohen shumë nga kosovarët, por edhe nga turistët e huaj.
Viti 2020 ishte i vështirë për shkak të pandemisë COVID-19. Por pronari i “Regina Group” Vasil Bedinaj, thotë për KosovaPress se 80 për qind e kapacitetit që posedojnë tashmë është mbushur me turistë kosovarë.
Bedinaj: Viti 2020 ka qenë i vështirë për shkak të pandemisë
Video:
“Viti 2020 ka qenë i vështirë për shkak të pandemisë, por falë të gjithë turistëve dhe bashkatdhetarëve tanë të Kosovës të gjithë operatorët turistikë në qytetin e Vlorës apo në qarkun e Vlorës ja dolëm falë mbështetjeve të tyre. Po ashtu, vazhdon edhe për këtë vit e njëjta situatë, ju po e shihni edhe vetë që Regina Blu është 80% me mysafirë të Kosovës që i falënderoj jashtëzakonisht që zgjedhin pushimet e tyre pranë hoteleve të Reginës dhe ne bëjmë maksimumin që ata ato pak ditë t’i rezervojnë pranë hoteleve tona t’i kalojnë me të gjitha shërbimet e mundshme që ne ofrojmë”, thotë ai.
Në Vlorë mund të zgjedhësh të shijosh kafenetë e bukura me pamje nga deti, të ecësh në rrugën e dikurshme të kafeneve, të zejtarëve e artizanëve. E në fund të pushosh qetësisht në resortin “Regina Group”.
Bedinaj: Regina Garden qëndron gjithmonë i mbushur me kosovarë
(Video)
“Ky vit vazhdon përtej eksperiencës që kemi tashmë në shërbim, qyteti i Vlorës nuk ofron vetëm hotelet, por është bërë aksesi në të gjitha pikat e monumenteve kulturore që ne kemi Amantian që para disa vitesh bëje dy orë të shkoje tani shkon për 30 minuta. Qyteti historik me qytetin e Vlorës që tashmë është kthyer në destinacion turistik për të gjithë të huajt, por po ashtu edhe mysafirë prej Kosovës që zgjedhin pushimet e Vlorës. Kemi Sazan Karaburun që është një nga destinacionet më të preferuarat tani për lundrimet ditore që ne kryejmë tani me kompani dhe anijet tona turistike. Ashtu siç thashë edhe pak më parë ky vit ishte që kompania jonë u shtua me hotelin “Regina Garden” që është në qytetin e Vlorës që ka një kapacitet të kënaqshëm dhe falë përsëri mysafirëve të Kosovës edhe ai hotel qëndron gjithmonë i mbushur”, shprehet ai.
Shërbimet cilësore, komoditeti dhe pritja e ngrohtë, kanë bërë që kosovarët t’ia mësyjnë me të madhe “Regina Group”.
Bedinaj thotë se kanë shumë kërkesa, por ato që vijnë nga Kosova merren me prioritet, pasi vlerëson se janë kosovarët ata që po mbajnë gjallë ekonominë e Shqipërisë, e në veçanti Vlorën.
Bedinaj: Prioritet u japim kosovarëve, ata po na mbajnë gjallë
Video:
“Fluksi ka qenë i lartë për sa i përket hoteleve tona dhe kjo falë bashkëpunimit me qytetarët e Kosovës i kemi drejtpërdrejt. Po ashtu edhe agjencitë të cilat ne bashkëpunojmë që njëra nga këto është “Fibula”, e cila ka ekskluzivitet për të shitur hotelet tona. Fluksi shumë i lartë ne përpiqemi t’i akomodojmë të gjithë, mund t’iu them që po na vijnë kërkesat dhe kemi filluar edhe selektimin e kërkesave duke parë mysafirët e Kosovës të parët dhe kjo do të vazhdojë edhe për disa vite, për shkak të vitit 2020 që ai që ju përmenda pak më parë bashkatdhetarët tanë të Kosovës ishin ata që e mbajtën ekonominë e qytetit të Vlorës, ekonominë e bizneseve tona të mos falimentohet dhe do të marrë shumë vite që ta harrojnë këtë gjë dhe mendoj që s’do ta harrojmë kurrë”, thotë ai.
Pronari i resortit “Regina Group” ka një porosi për të gjithë kosovarët, teksa me modesti pranon se Shqipëria është në fillimet e saj të turizmit, andaj lë hapësirë për përmirësim dhe zhvillim të mëtutjeshëm në të ardhmen.
Bedynaj: Jemi një sektor i ri i sapolindur turizmi në Shqipëri
Video:
“Mesazhi që më vjen gjithmonë është të dashur bashkatdhetarë ne jemi një vend turistik që jemi në fillesat tona, kemi mangësi pra këtë dua t’iu them që kemi mangësi në shërbim, diku ka mangësi në akomodim në hotelet e ndryshme. Por dëshira jonë është që t’iu kemi ju mysafirë këtë vit apo vitin tjetër, ne përpiqmi në maksimum që qytetarët e Kosovës ti kemi si në shtëpinë e tyre. Jemi një sektor i ri i sapolindur turizmi në Shqipëri, siç e dini edhe ju para 15 vjetëve hotelet numëroheshin në gishta dhe sot po shtohen. Jemi në një situatë të vështirë me burimet njerëzore por gjithsesi duhet t’ia bëjmë “kabull” njëri-tjetrit këto mangësi nëse do të mendojmë kështu do ecim përpara”, përfundon ai/KP