Qebapët tradicionalë të Sarajevës, sipas të cilëve njihet ky qytet, mund t’i përgatitni edhe në shtëpinë tuaj, sepse kuzhinierët boshnjakë kanë zbuluar recetën e ruajtur gjatë.
Prejardhja e fjalës qebap është nga Persia, që do të thotë mish i fërguar. Mirëpo, qebapët janë pjesë vitale e traditës sarajevase dhe kulturës së saj, ndonëse janë jashtëzakonisht të njohura edhe recetat e tjera: qebapë banjalluke, boshnjake…
Kuzhinierët me përvojë thonë që me rastin e punimit të qebapëve nuk ka ndonjë komplikim i posaçëm.
Rëndësi ka mishi i mirë, mënyra e përgatitjes dhe që mishi të qëndrojë paksa, transmeton Telegrafi.
Nevojiten:
1,5 kg mish i bluar viçi
½ kg mish qengji
4-5 thelpinj hudhre
2% nga sasia e përgjithshme e mishit, kripë dhe 2 lugë të vogla sodë buke
Përgatitja:
Përbërjen përzieni dhe lëreni një natë në frigorifer.
Para se të filloni t’i formësoni qebapët në përbërje përzieni sodën e bukës dhe e gjitha është kjo.