Me siguri ju ka ndodhur të pyesni veten sesi ia bëjnë femrat japoneze të jenë kaq elegante, të shëndetshme dhe të tonifikuara.
Gjenetika ka një rol të rendësishëm në formën e tyre fizike. Por nuk mjafton me kaq. Ato kanë trashëguar nga kultura e lashtë japoneze ritualin magjik të mëngjesit.
E thënë më thjeshtë, ato pinë ujë menjëherë pas zgjimit.
Konsumimi i ujit ka një rëndësi jetike. Së pari, trupi ynë përbëhet nga rrth 70% ujë dhe për këtë arsye duhet të mbajmë gjithmonë të freskët e të hidratuar. Mospirja e ujit ose dehidratimi ndikon në shfaqjen e shumë sëmundjeve si; artriti reumatoid, migrena, hipertensioni, obeziteti, hemorroidët, kanceri i gjirit dhe infeksionet renale.
Efektet pozitive të pirjes së ujit esull :
1. Ndihmon në largimin e toksinave nga trupi : Nëse pini ujë me stomakun bosh çdo mëngjes do të largoni toksinat nga trupi juaj, duke e lënë atë të freskët. Konsumimi i ujit çdo ditë ndihmon në prodhimin e qelizave muskulare dhe qelizave të reja të gjakut.
2. Riaktivizion maetabolzimin : Konsumimi i ujit me stomakun bosh rrit aktivitetin e metabolzimit me gati 24 % dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin tretës. Nëse pini ujë pas zgjimit do të pastroni zorrën e trashë dhe kështu absorboni më lehtë ushqimet.
3. Mban nën kontroll dispepsinë : Dispesia shkaktohet nga rritja e aciditetit në stomak. Dhe për pasojë ju shfaqet edhe urthi, i cili rikthen aciditetin ën ekzofag. Kur pini ujë në mëngjes, aciditeti treti në ujë , si dhe përgatitni stomakun për mëngjesin.
4. Ndihmon që të keni flokë të shëndetshëm : Rreth ¼ e flokëve përbëhët nga ujë, kështu që është e rëndësishmë të mbajmë nën kontroll këtë raport. Dehidratimi çon në dëmtimin e flokëve, i bën më të hollë dhe të dobët. Pini ujë vazhdimisht që të keni flokë të shëndetshëm,
5. Forcon sistemin imunitar : Konsumimi i ujit ndihmon në balancimin e sistemit limfatk dhe forcon imunitetin. Sistemi i fortë imun ju ndihmoni të jetoni gjatë dhe shëndetshëm./living/