Një qytetar në Bruksel u është afruar me agresivitet dy gazetarëve nga Kosova, Kushtrim Sadikut dhe Arben Ahmetit, që ato momente ishin duke raportuar për zhvillimet nga atje.
Qytetari është parë duke bërtitur afër Sadikut dhe Ahmetit, ndërsa nuk dihet se për çfarë arsye.
Gjithsesi, ajo që ia vlen të ceket është sjellja e duhur e reporterëve.
Sadiku dhe Ahmeti kanë shkuar në Bruksel për të raportuar për takimin mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.