Real Madridi ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e ka mposhtur Paris-Saint-Germainin në ndeshjen kthyese me rezultat 3-1 pas disfatës në sfidën e parë me rezultat 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve, ku Kylian Mbappe shënoi për 1-0.
Real ndryshoi situatën në favor të saj gjatë pjesës së dytë. Një gabim i Gio Donnarummas bëri që Karim Benzema të përfitojë për të shënuar për 1-1. Pastaj ishte prapë Benzema i cili realizoi në minutën e 76-të dhe 78-të.
Kështu Reali u bashkohet Liverpoolit dhe Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.