REAGON SHQIPËRIA PAS NJOHJES NGA IZRAELI: HISTORIKE, FALENDERIME SHBA-VE

- in Lajme

Kosova dhe Izraeli e kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku kanë marrë pjesë ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

 

Pas zyrtarizimit të njohjes, ka reaguar Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Vendosjen e këtyre marrëdhënieve, kjo ambasadë po e sheh si konfirmim se Kosova është shtet dhe realitet i patjetërsueshëm.

Postimi i plotë:

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për të gjithë mbështetjen!/RTK