Reagon PDK pas kalimit të Adelina Graicës në LVV: Albin Kurti i ofroi para të majme dhe privilegje tjera

- in Lajme

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi që së fundmi një deputete e kësaj partie, Adelina Grainca i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj./Dielli News