Reagon Blerta Deliu: Jam thellësisht e befasuar me vendimin e Trupit Gjykues, Apeli do të vërtetojë pafajësinë e tyre

- in Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ku u dënuan Nasim Haradinaj e Hysni Gucati me nga 4 vjet e gjysmë burgim për secilin dhe nga 100 euro gjobë, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook Deliu ka thënë se ka mbetur e befasuar për vendimin e shpallur të Trupit Gjykues të Dhomave të Specializuara, ndërsa beson se Apeli mund të vërtetojë pafajësinë e tyre. /gazetametro.net

Postimi i plotë:

Jam thellësisht e befasuar me vendimin e saposhpallur të Trupit Gjykues të Dhomave të Specializuara, i cili shpalli fajtorë veteranët e UÇK-së, z. Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.
Megjithatë, vazhdoj të besoj thellë se Apeli do të vërtetojë pafajësinë e tyre.