Ratifikimi i shpejtë i marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC-së, reagon ambasadori amerikan

- in Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen në mes të Kosovës dhe MCC-së, dje në Washington.

Hovenier ka thënë se mirëpret ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes mbi 200 milionëshe, gjë që hap rrugën për të punuar drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas votimit në Kuvend duke thënë se dallimet pozitë-opozitë nuk vijnë në shprehje kur bëhet fjalë për SHBA-në dhe interesin e Kosovës.

/GazetaSinjali/