Ramiz Lladrovci citon reperin amerikan: Qielli është limiti ynë

- in Lajme

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, më sa duket i është gëzuar takimit që është mbajtur në Prizren në rastin e 144 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

Pas përfundimit të takimit me kryetarët e komunave nga Maqedonia e Veriut e Shqipëria, Lladrovci ka ndarë një opinion në Facebook, duke thënë se “të bashkuar qielli është limiti ynë”.

“Falënderoj mikpritësit dhe bashkorganizatorët, kolegët e mi veç e veç, duke ritheksuar se po të jemi të bashkuar, qielli do të jetë kufiri ynë! Rroftë kombi shqiptar dhe vlerat më të çmuara të identitetit përbashkues, miqësisë tonë me ShBA-në dhe aleatët euro-atlantik”, shkroi Lladrovci.

Kujtojmë që reperi amerikan BIG ka një këngë të titulluar “Sky’s the limit”.

 

Nacionale