RAMA, ZAEV E VUÇIQ TAKOHEN PËR BALLKANIN E HAPUR MË 20 DHE 21 DHJETOR

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Takimi i ardhshëmpër iniciativën “Ballkani i Hapur” do të mbahet më 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë.

 

Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Se Vuçiq do të qëndrojë me 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë kanë raportuar sot mediat serbe.

Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.