Rama takon 22-vjeçarin që ndaloi shoferin që hyri në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

- in Lajme, Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin “Skenderbej” në Tiranë. Një makinë tip “Citroen” është futur në sheshin “Skënderbej” pranë çadrave të vaksinimit dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve duke kryer manovra të rrezikshme.

Në mesin e shumë njerëzve ishte një 22-vjeçar i cili tregon që e ndaloi shoferin që po i jepte ‘çmendurisht’ makinës në mes të sheshit “Skënderbej”.

Menjëherë pas kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar 22-vjeçarin i cili tani po quhet hero i ditës./KP