Rama shpërndan deklaratën e Thaçit: UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia

- in Lajme
epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish ka reaguar ndaj procesit gjyqësor ndaj Thaçin dhe të tjerët, i cili po zhvillohet në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shpërndarë deklaratën e ish-presidentit Hahim Thaçi, i cili sot para trupit gjykues në Hagë ka thënë se tashmë e gjithë bota e di se trafikim organesh nuk ka pasur.

Rama është shprehur i bindur se ÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia.

“SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! Megjithatë UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia”, ka shkruar Rama./Demokracia