Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të një prapaskene nga Samiti i Procesit të Berlinit që u mbajt të hënën në Tiranë.
Pasi ishin ulur me krerët e BE-së dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama u solli dhurata pjesëmarrësve me në krye kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Erdhën disa pako të pizzave me portretin e Ramës, por brenda kishte nga një pjatë me vizatimet e kryeministrit shqiptar, piktor me profesion.
“MIRËMËNGJES 😊dhe me një prapaskenë nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë😍”, shkroi Rama në Facebook, duke publikuar videon.
Pjesëmarrësit këmbyen pak batuta dhe e falënderuan Ramën, duke e duartrokitur për punën e tij artistike.
/Demokracia