Rama PO, Kurti JO: Pse kryeministri i Kosovës s’po i viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë?

- in Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka vizituar në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim atje.

Rama ka publikuar një video në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, duke treguar kështu se ka shkuar në Hagë, si edhe shumë figura të tjera publike, shkruan lajmi.net.

Por, ndryshe nga Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka shkuar ende që t’i vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Për herë të fundit, Kurti është parë duke shikuar ekipin e Kosovës në videolojë CS:GO në një turnir ndërkombëtar, direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti së fundmi ka mbajtur një takim me ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë me të cilët diskutoi për procesin atje dhe për të drejtat e tyre.

Megjithatë, ajo që ra në sy në komunikatën e lëshuar nga qeveria e Kosovës ishte se iu referua ish-krerëve të UÇK-së si “shqiptarë të akuzuar pranë Dhomave të Specializuara”. /Lajmi.net/