Rama për rregulloren e re për parkingjet në Prishtinë: Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident

- in Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për rregulloren e re për shfrytëzimin e parkingjeve në kryeqytet.

Ai ka thënë se kjo rregullore parasheh parking pa pagesë për veturën e parë të banorëve rezident në adresat e tyre.

Gjithashtu, Dita e shtunë dhe e diel do të jenë pa pagesë në parkingjet e hapura, teksa do të zgjatet orari për Zonë 1 dhe 2 deri në ora 23:00.

Njoftimi i Ramës:

PARKING PA PAGESË PËR VETURËN E PARË TË BANORËVE REZIDENT NË ADRESËN E TYRE

Nga 22 janari 2024, hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet, dhe disa nga pikat kryesore janë këto:

1. Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë)

2. Kosto më e lirë për veturën e dytë (10 euro për muaj)

3. Zgjatja e orarit në Zonën 1 dhe 2 deri në ora 23:00.

4. Kufizim i parkimit në lagjet rezidenciale për vizitorë në orët e mbrëmjes dhe më shumë hapësira në dispozicion për banorët rezident

5. Largim i të gjitha laurave në lagjet rezidenciale

6. Dita e shtunë dhe e diel pa pagesë në parkingjet e hapura

Të gjithë qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 Janar 2024 do të rimbursohen, duke zbritur shumën prej 10 euro për ta cilësuar si pagesë të tarifës administrative.

– Të gjithë qytetarët të cilët i kanë dokumentet e plota në ndërmarrje do të njoftohen për të nënshkruar kontratën e re dhe nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë.

Demokracia