Rama “ia heq merakun” Kurtit, nënshkruan 13 marrëveshjet, pret konfirmimin për takim

- in Lajme

Qeveria e Shqipërisë ka nënshkruar 13 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor, ka thënë kryeministri Edi Rama.

Rama përmes një postimi në Twitter ka thënë se pret nga kryeministri i Kosovës që të konfirmojë takimin me të të enjten pasdite, pas nënshkrimit nga ana e Qeverisë së tij.

Ai ka shtuar tutje se marrëveshjet presin vetëm nënshkrimin e kabinetit qeveritar të Kosovës që të futen në fuqi.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama.

 

Demokracia