Rama e pret Krasniqin: ‘Fadil Vokrri’ do të mbushet me adrenalinën e një nate të paharrueshme boksi

- in Sport

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot boksierin e njohur kosovar, Haxhi Krasniqi, i cili më 5 gusht do t’ua plotësojë dëshirat dhe ëndrrat krejt tifozëve për të boksuar në Prishtinë.

I pari i Prishtinës, me dorëzat e boksit të junikasit, bashkë me të përfunduan në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku ish-kampioni i botës do t’i kryqëzojë boksat në fillim të muajit gusht.

Rama pret që ajo mbrëmje të jetë spektakolare dhe që stadiumi i kryeqytetit të mbushet me shikues.

/GazetaSinjali/