Gjatë ditës së martë Albin Kurti mori detyrën e Kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës. Me fillimin e punës të tij dhe ministrave të kësaj qeverie, prishtinësit thonë se prioriteti i kësaj qeverie duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve të Kosovës. Vaksinimi kundër Covid-19 dhe zhvillimi ekonomik, janë kërkesat kryesore të qytetarëve të anketuar nga KosovaPress.
Qytetari Bajram Bekolli pret nga Qeveria e porsathemeluar mirëqenie më të mirë.
Bekolli: Pandemia të jetë prioritet
“Qeveria e re dje u emërua na qoftë [përhajr] të gjithëve qe jetojmë në Kosovë, se populli ka votuar për ta. Kisha me shpresua edhe me dashtë që me qenë prej qeverive të suksesshme. Se suksesi i atyre është e mira e popullit.040 Pandemia duhet të jetë prioritet, i vetmi vend që nuk kemi vaksina edhe nën dy është ekonomia,0:50 pa ekonomi nuk ka as shëndet, as mbrojtje sociale e as zhvillim ekonomik” tha ai.
Sokol Kaqkini nga Prishtina pret që qeveria e re të jetë e suksesshme, por kërkon nga populli që t’i japë mbështetje.
Kaqkini: Qeveria e re e ka përvojën e qeverive të kaluara
“Unë pres prej kësaj qeverie se kjo ka bërë përvojë prej qeverive të kaluara, pres një ndryshim shumë të madh edhe besoj që rinia gjithmonë ka qenë dhe ka me qenë e suksesshme. Edhe kjo qeveri besoj në Zotin që ka me qenë e suksesshme…4:15 Popullit duhet me i jep përkrahje”, tha ai.
Flamur Veziri sportist tha se kjo qeveri duhet të ketë prioritet edhe sportistët dhe të bëjë projekte më afatgjate për sportin.
Veziri: Sporti të jetë prioritet gjithashtu
“Po pres një ndryshim të mire, tash të shohim, mbetet të punojnë dhashtë zoti të punojnë mire edhe te paktën shpresat e te rinjve të ngjallen. Edhe të duam vendin edhe na më shumë se nuk varet veç prej qeverisë por edhe prej popullit. Unë mendoj se duhet më shumë me i jep rëndësi edhe sportisteve, sepse edhe vet jam sportist, duhen projekte më afat gjate për sportin, të rinjtë ti angazhojnë prej shkollave dhe ndonjë strategji siç është neper vende evropiane edhe të shohim”, tha ai.
Shahin Shahini tha se nëse edhe kjo qeveri dështon nuk do të mbetet më asgjë, por ai shpreson që do të mbahen premtimet dhe do të realizohen ato në mënyrë që të ecim përpara.
Shahini: Shpresoj të mbahen premtimet e qeverisë
“Megjithëse deri tash kemi provuar shumë në qoftë se edhe kjo dështon d.m.th. s’ka më asgjë, ma merr menja që do te ecim përpara. 06:50 këta kanë premtua, sa kanë premtua këta vetëm 70% i realizojnë atëherë që do të jenë 100% për popullin e Kosovës”, tha ai.
Kuvendi i ri dhe Qeveria Kurti u votuan gjatë ditës së djeshme. Qeveria e re mori 67 vota të deputetëve. /KP