QKUK: 33 VJEÇARIT I NXIRRET TELEFONI NGA STOMAKU

- in Lajme

Një burri 33 vjeçar i është nxjerrë një telefon nga stomaku.

Ai e kishte përbirë atë para 4 ditëve.

Lajmin e ka kumtuar doktori në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Skender Telaku.

“Pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”, ka shkruar ai.

Nuk dihen më shumë informacionet rreth pacientit në fjalë. /Periskopi