Qeveria ndan 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UÇK-së

- in Lajme

5, 6 dhe 7 mars mbahet manifestimi gjithë-popullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Për organizimin e Epopesë së UÇK-që, Qeveria në detyrë në mbledhjen e mbajtur paraditen e së enjtes ka ndarë 40 mijë euro.

Në po të njëjtën mbledhje është formuar edhe këshilli organizues i Epopesë së UÇK-së.

Kryesues i Këshillit organizativ të Epopesë së UÇK-së do të jetë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, kryetrari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ftohen të dërgojnë nga një përfaqësues, zyra e presidentit, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe organizata e shoqërisë civile.

Mjetet për këtë merren nga nën programi shpenzimet e paparashikuar, kategoria e shpenzimeve rezervave do të transferohen në organizatën buxhetore Ministria e Mbrojtjes/KosovaPress