Qeveria e Luksemburgut mohon se vendi është një parajsë taksash

- in Ekonomi

Duke rihapur skandalin e vjetër gjysmë dekade, Qeveria e Luksemburgut mohoi të hënën informacionin sipas të cilit ky shtet siguroi parajsë tatimore për korporatat dhe të pasurit në këtë aferë.

Një hetim i OpenLux i kryer nga Le Mond në Francë dhe Süddeutsche Zeitung në Gjermani zbuloi se politikanë, njerëz të famshëm, kompani shumëkombëshe dhe familje mbretërore transferuan para në Luksemburg për të ulur detyrimet e tyre tatimore dhe për të shmangur kontrollet, transmeton Politico me seli në Bruksel.

“Luksemburgu hedh poshtë pretendimet e bëra në këto artikuj, si dhe pamjen plotësisht të pajustifikuar të vendit dhe ekonomisë së tij”, tha qeveria në një përpjekje për të hedhur poshtë pretendimet e mangësive në ligjet e saj kundër pastrimit të parave ose praktikat e taksave.

Hetimi, i cili përfshinte regjistrin e pronarëve përfitues të Luksemburgut, zbuloi se 90 për qind e kompanive në Dukatin e Madh kishin pronarë të huaj.

Raporti ndjek, ndër të tjera, hetimin e LuxLix, bazuar në një numër dokumentesh të zbuluara nga 2014, të cilat tregojnë se presioni politik ishte ushtruar mbi Zan-Claude Juncker pikërisht në kohën kur ish-kryeministri u bë president i Komisionit Evropian ./KosovaPress