QEVERIA E KOSOVËS PUBLIKON RAPORTIN E PUNËS 100-DITËSHE

- in Lajme

Qeveria e Kosovës ka publikuar sot raportin e punës 23 mars – 1 korrik 2021, e cila është votuar nga Kuvendi i Kosovës më 22 mars 2021.

Në raport paraqiten të arriturat kryesore sipas sektorëve të paraparë me Programin e Qeverisë, rezultatet dhe vendimet e marra gjatë kësaj periudhe.

Raporti përfshin të arriturat në menaxhimin e COVID-19, qeverisja, sundimi i ligjit, rendi dhe siguria publike, rimëkëmbja ekonomike, industria, ndërmarrësia, tregtia, bujqësia dhe zhvillimi rural, mjedisi, planifikimi hapësinor, infrastruktura, arsimi, shkenca, kultura, rinia dhe sporti, politika e jashtme, diaspora dhe mbrojtja.

https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/07/100DITE_Kthese-drejt-Zhvillimit.pdf 

KP