Qeveria ankohet në Gjykatë për pezullimin e vendimit për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë

- in Lajme

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ushtruar ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas pezullimit të përkohshëm të vendimit për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë me dije se ankesa është pranuar më 16 dhjetor.

“Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Administrativ më datë 16.12.2022, ka pranuar ankesën e ushtruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndryshe, pas padisë për masë të përkohshme që ka bërë Këshilli Prokurorial në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gjykata më 2 dhjetor ka pezulluar përkohësisht vendimin e Qeverisë për zvogëlimin e pagave.

Kjo pasi që me 23 nëntor Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për zvogëlimin e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët./Sinjali