Qeveri skandalozësh | Zëvendësi i Kurtit, Bislimi, i drejtohet terroristit Milan Radojçiq me shumë nderim si “Zoti Radojçiq”

- in Lajme

“… zoti Radojqçiq…”.

Në disa raste dhe vetëm gjatë një interviste, me kaq shumë respekt i është drejtuar Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kryeterroristit Milan Radojçiq, i cili më 24 shtator 2023 udhëhoqi grupin terrorist të serbëve të armatosur rëndë e usharakisht në sulmin mbi institucionet e Republikës së Kosovës, që rezultoi me vrasjen e policit, Afrim Bunjaku.

Pavarësisht se Milan Radojçiq është një terrorist për institucionet e Republikës së Kosovës, përfaqësuesi më të lartë të saj, sikur në rastin e numrit 2 të Qeverisë së Kosovës, i jep atij publikisht nderimin e shtetit të Kosovës që nuk e meriton.

Zëvendësi i Kurtit, Bislimi ka qenë kritikë me Prokurorinë e Kosovës, e cila ende nuk ka përfunduar me hetimet për rastin e Banjskës më 24 shtator 2023, duke thënë se si mundet të kërkojë angazhim më të madh nga Brukseli, kur ky angazhim mungon në Prishtinë.

“Unë po them që ky prokuror, i cili është dashur të na paraprijë neve me argumente, po na mbanë mbrapa. Për arsye se nuk po hapë rrugë për me thanë ‘ja, hetimet kanë përfunduar, ne kërkojmë ekstradimin e zotit Radojçiq’, nëse ke nxjerr përfundime se është edhe z. Vulin, atëherë edhe ekstradimi i z. Vulin e pastaj ne me kërku hapa ndërkombëtarë”, ka thënë Bislimi.

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, ‘Zotëri’ përdoret për të thirrur me nderim një burrë.

/Demokracia