Qesharake: Ministria e Shëndetësisë i bën jehonë ‘rinovimeve’ në Radiologji, e vërteta është se janë rinovuar vetëm sportelet

- in Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë jehonë një përurimit të disa ‘rinovimeve’ sot në Klinikën e Radiologjisë në QKUK.

Madje në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Megjithatë e vërteta është se janë renovuar vetëm hapësirat pritëse dhe sporteli i kësaj klinike.

“Është përuruar renovimi i hapësirës pritëse, sportelit dhe instalimi i sistemit digjital të radhëve në Klinikën e Radiologjisë”, ka thënë një burim për Gazetën Paparaci.

Për këtë ka shkruar edhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija. Ai ka thënë se po priste furnizimin me kontrast pas 3 muajve për këtë klinikë, por i doli diçka tjetër.

“Niher menova qe po behet perurimi i furnizimit me kontrast pas 3 muajve, po jooo. Paska me u peruru recepsioni”, ka shkruar Vitija në Facebook./Demokracia