Një qëndrim i Armend Mujës, aktualisht një nga deputetët kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosjes, i publikuar nga vetë ai vite më parë, është tronditës, shkruan Demokracia.com.
Koha kur Muja e kishte shkruar këtë status ishte fillimi i vitit 2016, një kohë e tensioneve dhe polarizimeve të mëdha politike, në ballë të të cilave qëndronte Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.
Në statusin e tij të pubikuar në Facebook, i cili po qarkullon në rrjete sociale, Muja e njëjtëson Lëvizjen Vetëvendosje me Listën Serbe.
Përveç kësaj, Muja paralajmëronte se do të bënte kallëzim penal për Dejona Mihalin dhe mercenarët e tyre për nxitje të urrejtjes në shoqëri. /Demokracia.com/