QAQI ËSHTË LOJTARI MË I RI I DRENICËS

- in Sport

Harallamb Qaqi lënë korçarët e Skënderbeut duke u transferuar zyrtarisht te Drenica.

 

Njoftimin e ka bërë klubi nga Skënderaj.

“Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i Drenicës. Ish-lojtari i skuadrave si Carpi dhe Hellas Verona në Itali, e Laçi , Kukësi, e Skenderbeu së fundmi në Shqipëri, ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.Qaqi është bashkuar mënjëherë me grupin tjetër të lojtarëve dhe do të jetë përforcimi i fundit i klubit për këtë afat kalimtar. 27 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Skenderbeut nga Korça”, ka njoftuar Drenica./RTK