Qalaj: Qeveria po mundohet të kapitalizojë suksesin e Policisë

- in Lajme

Përfshirja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në aksionet e Policisë së Kosovës po del të jetë e gabuar. Kështu të paktën ka deklaruar ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, tani deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Sipas tij, Qeveria Kurti vazhdimisht po del me komunikatë se janë veprime të tyre, mirëpo të njëjtat janë veprime të gabuara.

“Normalisht që merita ka edhe ekzekutivi, por veprimet nuk janë direkte të tyre. Qeveria po mundohet të kapitalizojë suksesin e Policisë së Kosovës.

Edhe në ligjin e Policisë çështja operacionale është e ndarë nga puna e Ministrisë. Por, nga që është emëruar ministër Sveçla, ai ka thënë se do të përzihet edhe në punët operacionale. Sipas tij, nuk është e ndaluar të përzihet. Mendoj se është gabim”, ka thënë ai.

 

Demokracia