Pyetja që vazhdon ta ndjekë si hije Albin Kurtin | Kur do t’i kërkojë falje Policisë së Kosovës për sulmet, dhunën, ofendimet dhe linçimet? – Video

- in Lajme

Kryemininistri Albin Kurti vazhdon të mos gjejë rehati gjatë ushtrimit të detyrës së tij si drejtues i Qeverisë së Kosovës. E kaluara e tij opozitare, e mbushur me dhunë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, po e ndjekë atë si hije.

Bashkë me të kaluarën e tij, edhe një pyetje vazhdon ta ndjekë si hije opozitarin e dikurshëm dhe kryeministrin aktual, Albin Kurtin: Kur do t’i kërkojë falje Policisë së Kosovës për sulmet, dhunën, ofendimet e linçimet?

Youtube, Facebook dhe faqe të panumërta në internet janë të mbushura me video e fotografi që dëshmojnë dhunën e pamasë të ushtruar nga Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, mbi policët e Policisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Reagimi i qytetarëve bëhet më i ndjeshëm, sidomos në rastet kur shteti i Kosovës përballet me akte terroriste siç ndodhi të dielën e 24 shtatorit 2023, kur një grup serbësh të armatosur rëndë, vranë policin Afrim Bunjaku dhe plagosën një tjetër. Policia e Kosovës arriti në mënyrë jashtëzakonisht profesionale që ta menaxhojë situatën, duke arrestuar 6 nga terroristët dhe duke vrarë 4 prej tyre.

Me profesionalizmin, guximin dhe patriotizimin e pjestarëve të Policisë së Kosovës, u krenuan të gjithë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Xhelal Sveçla.

Qytetarë të shumtë kanë gjetur këtë moment për t’i kujtuar kryeministrit Kurti dhe ministrit Sveçla, pikërisht dhunën e ushtruar mbi policët e Kosovës, të cilët jo vetëm kësaj radhe, por vazhdimisht i kanë shërbyer me atdhedashuri Republikës së Kosovës.

Si çdoherë në ballë të protestave të dhunshme të Vetëvendosjes dhe deklaratave linçuese e ofenduese kundër policëve të Kosovës ka qëndruar vazhdimisht kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, i cili aktualisht është Kryeministër i Kosovës.

“Policia ka vdekur për së gjalli”, “S’kanë asnjë gram patriotizëm”, “I shikojnë muskujt në pasqyrë”, “S’ka shpresë për këtë polici” – janë vetëm disa nga deklaratat skandaloze të Albin Kurtit për Policinë e Kosovës, që Demokracia.com i publikoi të hënën e 25 shtatorit 2023.

Në njërën nga protestat e partisë së tij, Kurti ishte filmuar edhe duke e ofenduar rëndë një polic të Kosovës, duke e quajtur atë “majmun”.

Kryeministri Kurti, i cili deri më tani nuk u ka kërkuar falje policëve të Kosovës për sulmet dhe linçimet e tij si opozitar, e ka emëruar shef të tyre politik Xhelal Sveçlën, i cili poashtu është filmuar duke sulmuar mbrojtësit e rendit. /Demokracia.com/

D