Putin është në gjendje të rëndë shëndetësore, bëhen virale pamjet nga takimi me ministrin e tij

- in Lajme

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka ngritur dyshimet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore pas disa pamjeve ku ai u shfaq teksa mbahej fort për tavoline në një takim.

Sipas disa analistëve, Putin mund të jetë i prekur me sëmundjen e Parkinsonit, transmeton Gazeta Sinjali.

Presidenti rus është shfaqur rrallë në publik që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, teksa është raportuar vazhdimisht se ai vuan nga probleme shëndetësore.

Në takimin e fundit me ministrin e tij të Mbrojtjes, Sergeui Shoigu, Putin është parë në një qëndrim të pazakontë të trupit, duke mbajtur fort tavolinën me gishtin e madh mbi të teksa tenton që të parandalojë dridhjen e dorës.

Në pamjet që dolën nga takimi, dora e Putinit rri e kapur për tavolinë për rreth 15 minuta. Duke e analizuar më hollësisht, duket se ai e ka të vështirë të mbajë të pa lëvizur gishtin e madh mbi tavolinë. Analistët thanë se këto imazhe përforcojnë ato që u përfolën se Putin është i sëmurë, shkruan televizioni spanjoll “Antena 3”.

Nuk është hera e parë që pretendohet se Putini mund të vuajë nga sëmundja e Parkinsonit. Media britanike “Sun” kishte shkruar, duke cituar burime nga Moska, se ai ishte i sëmurë më Parkinson.

“Vëzhguesit që studiuan pamjet e fundit të Putinit vunë re se këmbët e tij dukej se ishin në lëvizje të vazhdueshme dhe ai dukej se kishte dhimbje teksa mbahej në anësoret e karrigeve”, shpjeguan ata.

Por s’është vetëm kjo pamje që ngre dyshime për këtë, por ata që analizuan edhe pamjet e tjera thanë gjithashtu se kjo vërehet edhe kur ai ecën duke mbajtur “të pa lëvizur krahun e majtë, pothuajse të ngjitur në anën e tij, ndërsa krahu i djathtë lëkundet lirshëm”.

Por s’është vetëm kjo pamje që ngre dyshime për këtë, por ata që analizuan edhe pamjet e tjera thanë gjithashtu se kjo vërehet edhe kur ai ecën duke mbajtur “të pa lëvizur krahun e majtë, pothuajse të ngjitur në anën e tij, ndërsa krahu i djathtë lëkundet lirshëm”.

Megjithatë, asnjë burim zyrtar nuk e ka konfirmuar se ai vuan nga ndonjë sëmundje.

Kremlini tha se në këtë takim është diskutuar strategjia ushtarake e Rusisë në Mariupol, pasi pretenduan se qyteti tashmë është nën kontroll të trupave ruse.

Putin anuloi urdhrin për të sulmuar fabrikën e çelikut Azovstal, ku ka mijëra civilë refugjatë, megjithëse i mban njerëzit të bllokuar në këtë rajon.

/GazetaSinjali/