Mbrëmja e kaluar në ‘Për’puthen” ishte një “zjarr” i vërtetë.
Gjatë puntatës së mbrëmshe është transmetuar takimi i Lauretës dhe Samuelit, shkruan lajmi.net.
Ky ishte takimi i tretë i tyre, por me një ndryshim të madh nga dy herat e tjera.
Së bashku kanë diskutuar tema tejet private dhe intime.
Në një pjesë kanë zhvilluar edhe një lojë me pije alkoolike, teksa kanë kërcyer nën ritmet e muzikës Laureta e ka provokuar Samuelin me lëvizje sensuale.
Ata u panë shumë të afërt me njëri tjetrin ndryshe nga takimet e tjera që kanë zhvilluar.
Ndryshe nga konkurrentët e tjerë Samueli ka guxuar duke i dhuruar për herë të parë disa puthje në qafë dhe ‘ledhatime’ në pjesët intime.
Gjithashtu Samueli i bëri dhe një surprizë të vogël Lauretës ku i dhuroi një varëse me gurë të cilën ajo e pëlqeu shumë./Lajmi.net/
View this post on Instagram