Policia e Kosovës këtë të diel ka arrestuar edhe një person që dyshohet se e kishte ndihmuar Faton Hajrizin të arratisej nga burgu.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka thënë se i dyshuari është arrestuar në Mitrovicë.
Të shtunën, është arrestuar një person për të njëjtën vepër, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
/Demokracia