Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve po shënohet në Kosovë me protesta.
Në Prishtinë është mbajtur protesta e parë e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës, ku po marrin pjesë udhëheqësit e shoqatave sindikale në komunën e Prishtinës.
Në fillim, pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje për punëtorët që vdiqën aksidentalisht në vendet e tyre të punës.
“Meqë sot është një ditë e veçantë për punëtorët, dua t’i ngushëllojë të gjitha familjet e punëtorëve që pësuan aksidente fatale në vendet e tyre të punës për të siguruar kafshatën e gojës. Dhe tani ftoj të gjithë pjesëmarrësit për një minutë heshtje”, tha njëra nga organizatoret.