eton prej kohësh në Dubai dhe sigurisht që është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar Portta Potty, por këngëtarja Enca Haxhia ka bërë të ditur në “Top Channel”, se në Dubai mund të bëhet dhe një jetë e thjeshtë dhe e ndershme.
Këngëtarja tha se këto gjëra mund të ndodhin edhe në Shqipëri e në vende të tjera, nuk është nevoja të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë, ndërsa nga ana tjetër shtoi se nuk është e lehtë që të gjesh një sheik atje.
Ajo thotë se në fillim nuk dëshironte të reagonte, por në momentin që ka parë që emri i saj po përfolet, iu është dashur të reagojë, kjo ngaqë sipas saj, të gjithë e dinë se kush është Enca.
“Nuk domethënë që duhet të bësh gjëra skandaloze apo të kesh një dashnor apo të bësh gjëra imorale që të shkosh me pushime në një vend. Gjëja që u ndjeva me fyer jo vetëm si Enca por si vajzë, është dashakeqësia e portaleve shqiptare. Skandali i Porta Potty nuk ndodh vetëm në Dubai por edhe në Shqipëri“, ka thënë Enca.
Këngëtarja ka thënë se ajo në Dubai ka shumë shoqe që jetojnë një jetë të thjeshtë e bëjnë punë të ndershme.
“Nuk gjykoj asnjë vajzë në botë sepse secili e bën llogarinë vetë në fund të ditës. Nuk ke nevojë të shkosh në Dubai për tu bërë eskortë. Që para se të dilte ky lajm, që herët e para që kam shkuar në Dubai, njerëzit thonin me kë ke shkuar ke gjetur ndonjë sheik? Në radhë të parë në Dubai mund të shkosh për pushime, në radhë të dytë atje ka mijëra vajza të bukura dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik, jo të gjithë që veshin veshe tradicionale janë sheikë“, ka thënë ajo.
/GazetaSinjali/