Publikohen pamjet e sulmit ndaj Sylës, e përcollën me veturë: Si ia pash mjekrën, e dita që është fetar -Video

- in Lajme

Gazetari Valon Syla ka treguar se si ndodhi sulmi ndaj tij nga tre persona të martën mbrëma dhe për pasojë mori lëndime.

Ai ka treguar momentin si e zbuluan se dikush po i përcillte për një kohë me veturë.

“Unë kam qenë me Ilirin. E shihte në pasqyrë që dikush nga afër po mundohej të afrohej. Menduam se ishte Leo. Kur u afrova tek shkallët mu afrua një person, që mund ta identifikoj tani, por nuk e njoh. Ilir ishte duke parkuar kerrin. Aty brenda kanë qenë edhe disa gazetarë tjerë”, tregon ai.

“Ishte një djalë i ri rreth të 30-ave. Më tha ‘a po vjen dej qetu’. Si ja pashë mjekrën e dita që është fetar. Kishte mjekër dhe trenerka kështu dukej si showmen. Edhe i dhunshëm. U mundova të vrapoj që të hapi derën dhe pastaj ata do largoheshin pari që mund të shihnin njerëz brenda dhe do frikësoheshin. Nuk u hap dera menjëherë. Pastaj më grushtuan. Edhe me pjesë metalike të orës. U mundova ta ruaj fytyrën. Ilir Mirena u ngut dhe largoi njërin, pastaj edhe tjerët dolën nga brenda. Ata ikën. Por mjaftoi që të më shkaktonin lëndime”, shtoi Syla.

KËTU mund t’i shihni pamjet.

/GazetaSinjali/