PSRK-ja bënë me dije se kompetencat dhe veprimtaria e saj në kuadër të Prokurorit të Shtetit nuk janë hartuar dhe nuk zbatohen me paragjykime nga askush dhe nuk realizohen në bazë të vullnetit të dikujt jashtë sistemit prokurorial, por përbëjnë ligjshmëri, legjitimitet dhe profesionalizëm, me anët të realizimit të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të ngushtë me akterët në kuadër të sistemit prokurorial dhe me të gjitha institucionet e tjera në suaza të kompetencave përkatëse, si dhe duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik të institucioneve në Republikën e Kosovës. Prandaj, PSRK-ja, me këtë rast, i bënë thirrje Ministres Haxhiu që më në fund të fillojë të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe nënçmuese ndaj PSRK-së dhe ndaj punës së Kryeprokurorit dhe prokurorëve të saj, sepse kjo përbën tendencë të hapur për të ndikuar në punë, për të ndërhyrë në kompetencat dhe në veprimtarinë legjitime të kësaj prokurorie dhe ndaj punës së prokurorëve të shtetit dhe nuk ka se si të quhet ndryshe përveç se si tentativë e pathemeltë dhe e dështuar. PSRK-ja, deklaron se do të punojë dhe veprojë fuqishëm dhe do të mbrojë me të gjitha mjetet juridike-ligjore në dispozicion punën e saj profesionale dhe njëherësh i bënë thirrje publike Ministres së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që të lënë anash deklaratat dhe presionet avantureske dhe të kota, të cilat, faktikisht, janë në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, PSRK-ja deklaron se, si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet, do t’i shkojë deri në fund çdo rasti që është në dëm të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, pavarësisht se kush është, në çka beson dhe çfarë ka bërë dhe çfarë bënë. Puna dhe misioni ynë do të jenë jashtë agjendave të politikës ditore, sepse vlerësimi i punës së prokurorive dhe prokurorëve nuk varet nga vullneti i individëve, subjekteve dhe grupeve të caktuara.

- in Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë, në dy raste të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur në Kamenicë më 5 shtator, ku dyshohet se zyrtari policor në Stacionin Policor atje, deri sa ka qenë në detyrë është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK.”

Ndërsa rasti tjetër ka ndodh në Ferizaj. Atje IPK ka rekomanduar suspendimin për 72 orë të 3 zyrtareve policor nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim i cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Në dy raste të ndara IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policor

Prishtinë/Hajvali, 07 shtator 2023

Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK) njoftojnë se në dy raste të ndara ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor.

Njeri rast ka ndodh në Kamenicë më datë 05.09.2023, ku dyshohej se zyrtari policor në Stacionin Policor- Kamenicë, deri sa ka qenë në detyrë dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike ku në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë, ndërsa me një vendim tjetër më datë 07.05.2023 ka rekomanduar vazhdimin e suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK.

Në rastin tjetër, i cili ka ndodh në Ferizaj, në interes të një hetim preliminar, IPK ka rekomanduar suspendimi për 72 orë të 3 zyrtareve policor nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim I cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës./Demokracia