Gazetari Ridvan Berisha ka një lajm të rëndësishëm për Ministrinë e Shëndetësisë. Ai tregon se familjarët e viktimave nga Covid-19 nuk po përfitojnë nga skema në fuqi e qeverisë prej 1500 eurove.
Kjo, sipas Berishës, meqenëse ata qytetarë që humbën jetën nga Covid-19, në fletëlëshimet e spitaleve nuk evidentohet vdekja e tyre si pasojë nga koronavirusi.
“Ky argument e rikonfirmon shqetesimin se qellimshem numri i vdekjeve nga ky virus eshte raportuar ne menyre te pasakte nga institucionet. Kjo ne pikepamjen time paraqet edhe veper penale”, shkruan Berisha në Facebook.
Prandaj, gazetari Berisha fton që Ministria e Shëndetësisë mos t’i shpërfillë këto raste, sepse “është e padrejtë e besa edhe e pandershme!”