Në vetëm pesëmbëdhjetë minuta, bëni një rregullim flokësh plot volum si në një sallon.
Furçat prej druri janë të shkëlqyera për fenirimin e flokëve me të gjitha llojet dhe gjatësitë e flokëve dhe e rrisin më lehtë volumin nga rrënjët.
Përveç stilizimit të flokëve, është e shkëlqyeshme për krehjen dhe vendosjen e maskave në flokë, transmeton Telegrafi.
Një furçë flokësh prej druri është ideale për ata që kanë flokë të gjatë ose zgjatime.
Ato me qime natyrale reduktojnë thyerjen e flokëve dhe i japin më shumë shkëlqim, sepse shpërndajnë më mirë vajrat natyralë të sekretuar nga koka.
Druri është i lëmuar dhe flokët do të rrëshqasin. Furçat e drurit janë hipoalergjike dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer nëse keni lëkurë të ndjeshme. Ashtu si me të tjerat, mirëmbajtja është e rëndësishme për furçat prej druri.
Pastrimi i rregullt i furçës do të zgjasë përdorimin e saj, por gjithashtu do të mbrojë shëndetin e kokës dhe vetë flokët. Fillimisht hiqni qimet duke i krehur me një furçë tjetër ose me gishta. Lani furçën në ujë të ngrohtë me një pikë shampo flokësh.
Pas kësaj, shpëlajeni dhe lëreni të thahet. Shumë njerëz bëjnë gabim duke i lënë furçat në ujë, por kjo mund t’i shkatërrojë ato, veçanërisht kur bëhet fjalë për dru dhe fibra natyrale.
Mjafton pastrimi i furçës një herë në muaj. /Telegrafi/